Basketboll

ANALIZA EKSKLUZIVE PARA FINALES SË EUROLIGËS: ARTAN MEHMETI FLET PËR ASISTIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Ikona e basketbollit mitrovicas dhe atij kosovar, Artan Mehmeti në një intervistë ekskluzive për ASISTIOnline, ka analizuar detajisht super-ndeshjen finale të Euroligës, ndërmjet: Anadolu Efesit dhe CSKA Moskës që zhvillohet sonte.

Mehmeti që në basketboll shquhej për magjinë dhe artin që krijonte me topin e basketbollit, ka qenë tejet modest por dhe i rezervuar në analizën e tij, për finalen e sontme, sikur që ishte në kohën sa luante aktiv, tipare të cilat rrallë herë mund ti hasim në sportistët e mëdhenjë. Por që Artani ishte ndër ta.

Fillimisht, Mehmeti tregoi se sa e ka pritur këtë përballje finale personalisht dhe se a e kanë merituar të dyja ekipet arritjen në këtë fazë.

‘T’ju them të drejtën Efesin e kam pritur ta kalojë Fenerin, por jo me atë lehtësi. Feneri ka qenë shumë i pafat me lëndime në fund të një sezoni dominues. Kurse R’M vs CSKA kam pritur që Reali ta kalojë CSKA-në me shumë mundim. Por, realisht të dyja ekipet me plot meritë janë në finale”.

Si e sheh ai nga ana taktike këtë finale.

Mendoj që kjo është finale që ka për të treguar kulminacionin e detajeve të vogla të orkestruara nga dy trajnerë që janë strikt në detaje.

Mendoj që ka me qenë përballje e lojtarëve fundorë, në një anë: Larkin, Micic dhe Beaubois dhe në anën tjetër: Rodriguez, DeColo, Clyburn.

Po ashtu pres nga Efesi që ta sulmojë CSKA-në me Pick&Pop me Moermanin. Kurse tek CSKA, mendoj që shumicën e sulmeve gjatë 3 çerekëve ka me i pas në dorë DeColo dhe Rodriguez, kuptohet me pick and roll me Hunterin dhe me Hines, shkaku i përvojës së madhe që kanë nëpër finale. Por, nëse vjen situata ngushtë, 2 minutat e fundit atëhere shumicën e sulmeve te CSKA-së shkaku i shpejtësisë ti merr përsipër Clyburn, siç ka bërë edhe në disa lojë gjatë sezonit të rregullt”.

Tutje Mehmeti tregon se, ku janë përparësitë eventuale të njërit apo tjetrit ekip në këtë finale.

Përparësitë e Efesit janë që kanë me luajtë më të relaksuar pasiqë janë cilësuar si autsajder në gjysmëfinale, pastaj për momentin e kanë Larkin që osht në super-ritëm, kanë shuterë të mirë nga distanca dhe gjysmëdistanca dhe vlen të ceket aloja Moerman që ka një dorë të butë, poashtu lojtarët që vijnë nga banka mendoj se janë tejet kualitativë. Mendoj që Efesi kurrë nuk ka pasur një ekip më të kompletuar sesa sivjet për ta kërkuar titullin.

Sa i përket CSKA-së të tmerron kur ju sheh rosterin, kur ju sheh përvojën, kur ju sheh qetësinë se si janë kthy -11 ndaj R’M. CSKA ka shumë armë, ka forcën e Hines dhe Hunter, ka intelegjencën e DeColo dhe Rodriguez, ka shpejtësinë e Clyburn, Higgins dhe me një fjalë mendoj se janë të kompletuar”.

Për fund, Mehmeti tregoi se cili ekip sipas tij, mendon që është favoritë kushtimisht, për ta fituar garën më të fortë të Basketbollit në Evropë.

Mendoj që CSKA është favorite për të fituar ”F4” e sivjetmë, shkaku i bagazhit kualitativ që e ka në çdo aspekt, kurse Efesi mendoj që do të shikon që ta shfrytëzojë shancën e tij dhe të stoliset me titull që e ëndrron prej themelimit”, u shpreh në fund Mehmeti për AsistinOnline.

Komentet janë të mbyllura.