Basketboll

ITOUDIS RINOVON KONTRATËN ME KAMPIONËT E EUROLIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Trajneri grek Dimitri Itoudis, ka rinovuar kontratën me ekipin rus, CSKA Moska.

Greku që sivjet është shpallur kampionë i garës më të fortë të basketbollit në Evropë me CSKA-në, asaj të Euroligës, ka rinovuar kontratën me ekipin nga kryeqyteti rus.

Itoudis me kontratën e re, do të jetë minimum edhe në dy vitet e ardhshme trajner i skuadrës moskovite.

Dimitri Itoudis tek ekipi rus është duke e ushtruar zejën e trajnerit për 5 vite rresht dhe po hyn për të 6-tin vit. Ndërsa, para se të vinte në Rusi ka punuar në ekipet si: Banvit(Turqi), Panathinaikos, PAOK(Greqi).

Itoudis sivjet për të dytën herë e fitoi titullin e Euroligës me CSKA-në.

Komentet janë të mbyllura.