Basketboll

KOSOVA U-20, MIQËSORE ME MAQEDONINË

Prishtinë (AsistiOnline) – Njëra ndër Përfaqësueset më aktive sivjet në basketbollin tonë, gjenerata U-20 meshkujt nesër do të luajë miqësore me ekipin kombëtarë fqinjë nga Maqedonia.

Djelmoshat kosovarë nesër janë mysafirë të Maqedonisë U-20, në përballjen që zhvillohet në Mavrovë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00 në shtetin maqedon.

Kjo ndeshje do t’i shërbejë përzgjedhësit të Kosovës U-20, Ibrahim Karabegu për të parë nga afër formën e lojtarëve.

Kosova në Evropianin – Divizioni B, është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.

Orari i Përfaqësueses sonë është ky:

12 korrik Estonia-Kosova

13 korrik Kosova-Holanda

14 korrik Armenia-Kosova

16 korrik Kosova-Gjeorgjia

17 korrik Kosova-Suedia.

 

Komentet janë të mbyllura.