Basketboll

TORONTO RIKTHEN EPËRSINË, ËNDRRA VAZHDON

Prishtinë (AsistiOnline) – Toronto Raptors ka arritur që ta fitojë ndeshjen e dytë në serinë finale ndaj kampionëve aktualë të NBA-së, Golden State Warriors.

Ekipi kanadez që po udhëheqet me mjaftë sukses nga strategu Nick Nurse, ka arritur ta mposhtë ekipin e Warriors me shifrat 109-123, duke e dominuar në tërësi dhe për çdo çerek takimin e zhvilluar në “Oracle Arena” të Warriors.

Kawhi Leonard me 30 pikë, Kyle Lowry me 23 si dhe Pascal Siakam me 18 sosh, ishin individët më të dalluar në fitoren e madhe të kanadezëve në mesnatë.

Tek Golden State s’mjaftoi për fitore, super-performanca e Steph Curry’t që realizoi plotë 47 pikë, duke shtuar edhe 7 asistime e 8 kërcime. Por u dallua edhe Draymond Green me   18 pikë.

Me këtë fitore, Toronto Raptors rimerr epërsinë finale ndaj Golden States 2-1 me fitore. Ndërsa edhe ndeshja e radhës luhet në parketin e Warriors.

https://m.youtube.com/watch?v=3DFMN9JOhy0

Komentet janë të mbyllura.