Basketboll

RAPTORS AFËR HISTORISË, GJUNJËZOHET PËRSËRI KAMPIONI

Prishtinë (AsistiOnline) – Toronto Raptors është më afër se kurrë, pranë titullit të parë të kampionit në histori të klubit në NBA.

Ekipi kanadez që luan në ligën më të fortë të basketbollit në botë(NBA), ka mposhtur në ndeshjen e katërt finale, kampionin aktualë të NBA-së, Golden State Warriors.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Warriors e nisën më mirë takimin duke e fituar pjesën e parë për +4 diferencë(46-42).

Por Raptors në pjesën e dytë nisi furishëm, duke e bërë dallimin kryesorë dhe duke e mbyllur çerekun e tretë thellë 67-79. Ndërsa fundi i ndeshjes bëri që Toronto të fitonte ndeshjes me qetësi 92-105.

I zakonshmi Kawhi Leonard me dyshifrorë të dyfishtë(36pk, 12krc) ishte më i dalluari në radhët e kanadezëve, por lojë të mirë shfaqën edhe Serge Ibaka që realizoi 20 pikë, si dhe Pascal Siakam që arriti 19 sosh.

Tek Golden State, s’mjaftuan për fitore: Klay Thompson me 28 e Steph Curry me 27 sosh.

Me këtë fitore Toronto i afrohet shumë titullit të kampionit, duke e rritur serinë e fitoreve në 3-1 dhe tash për ta fituar titullin i duhet vetëm edhe një fitore në parketin e vetë.

https://m.youtube.com/watch?v=5bUsYNVM_Qc

Komentet janë të mbyllura.