Basketboll

ZYRTARE: RAHOVECI APLIKON NË CHAMPIONS LEAGUE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit ka aplikuar zyrtarisht në njërën ndër garat më prestigjioze të basketbollit në Evropë, atë të Champions League.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë klubi “vreshtarë” nëpërmjet një shkrese në faqen zyrtare në Facebook.

Drejtuesit e klubit kanë bërë me dije, se brenda 10 ditësh do të mësohet a do të pranohet Rahoveci në Champions League, por nëse jo këtu, vendin në FIBA Europe Cup e ka të sigurtë si nën-kampion i Kosovës.

Ju sjellim shkresën e lëshuar nga KB Rahoveci pa ndryshime:

“Klubi i Basketbollit Rahoveci sot edhe zyrtarisht ka aplikuar në një nga garat më të rëndësishme evropiane, Champions League. Aplikacioni është kompeltuar dhe dorëzuar tek organizatorët të cilët brenda 10 ditësh pritet të vendosin edhe për përfsirjen e Rahovecit në garat kualifikuese.Siç e kemi sqaruar edhe më herët në bazë të rregullores pesëmarrja në Champions League i takon kampionit të Kosovës në këtë rast Z Mobile Prishtina, por Rahoveci synon që përmes aplikimit të marr një ftesë për tu përfshirë në gara. Në rast se vendoset negativisht atëherë opsioni i dytë mbetet gara kualifikuese për FIBA Europa Cup, që skuadrës sonë si nënkampione i garantohet pjesëmarrja. Gjitha detajet për orarin e garave si dhe sistemin do t’i bëjëm publike po sa të marrim përgjigje për Champions League apo Fiba Europa Cup. Bordi e ka vision të qartë që klubin ta shëndërroj në një skuadër evropiane, ndërsa nuk do të heqë dorë nga kjo rrugë. Njëhkohsisht po punohet në gjitha drejtimet si tek partnerët, basketbollistët në mënyrë që siç e kemi thënë të garantohet për një edicion edhe më të mirë se ai që e kemi lënë pasë. Rahoveci ka treguar dhe do të tregoj atë që dinë të bënë më së miri, mikëpritjen, basketbollin dhe spektaklin”, thuhet në shkresë.

Komentet janë të mbyllura.