Basketboll

EKSKLUZIVE: MUSTAFË MEROVCI PENSIONOHET NGA LOJA AKTIVE

Prishtinë (AsistiOnline) – Një lajm jo i mirë na vije nga tashmë ish-basketbollisti Mustafë Merovci i cili ka vendosur që të pensionohet nga loja aktive e basketbollit.

Lajmin për pensionim, Merovci e ka konfirmuar ekskluzivisht për AsistiOnline, duke u përshëndetur nga loja aktive si kampionë i Ligës së parë me KB Feronikelin.

“Realisht pas përfundimit të stinorit kam marrur një vendim tejet të vështirë, pasiqë me basketbollin jam rritur, por dikur vije momenti. Unë jam pensionuar nga basketbolli aktiv qysh në fund të sezonit, një vendim që nuk ishte fare i lehtë, por u desh të pajtohem”.

Merovci që ka qenë basketbollist por edhe personalitet njerëzor i dalluar në basketbollin e Kosovës, tregoi poashtu ekskluzivisht për AsistiOnline, se me basketboll do të vazhdojë të merret në forma të tjera dhe se qysh tash ka oferta për të qenë pjesë e ekipeve qoftë në rolin e trajnerit apo edhe si drejtor sportiv.

“Edhe pse nuk do të jem lojtarë aktiv në lojën e basketbollit, nuk do të shkëputem nga basketbolli. Kam dy oferta që të jem pjesë e shtabit teknik apo dhe drejtor sportiv i klubit. Por aktualisht është herët për të folur pasiqë janë pushimet dhe besoj që pas një muaji do të vendosë se në çfarë pozite mund të kontriboj më shumë”, tha në fund Merovci.

Vushtrriasi Mustafë Merovci, karrierën e pasur basketbollistike e kishte nisur tek KB Vushtrria, për të luajtur më pas tek skuadrat tjera kosovare: Prishtina, Bashkimi, RTV 21, Besa, Rahoveci dhe tash në fund pensionohet tek Feronikeli. Merovci për një kohë kishte bërë karrierë edhe jashtë Kosovës.

Basketbollisti vushtrrias i njohur me nofkën “Taki”, do të mbahet në mend për opinionin basketbolldashës si një lojtar që ishte tejet punëtor i madh, por edhe si një basketbollist që kudo që luante, linte gjurmë pozitive.

Komentet janë të mbyllura.