Basketboll

KOSOVA U-18 FEMRAT, LUAJTI MIQËSORE ME MAQEDONINË

Ditën e djeshme Kosova U-18 (Femrat) kanë zhvilluar ndeshje miqësore me Maqedoninë Veriore në Shkup, me ç’rast pësuan humbje me shifrat 65-47.

Vashat e reja kosovare, pësuan nga ato maqedonase në tre periudhat e para të ndeshjes, ndërsa e fituan vetëm çerekun e fundit(22:12, 20:12, 16:7, 7:14).

Enisa Kamerolli me 15 pikë dhe 4 kërcime, si dhe Dea Pushkolli me 11 pikë e 4 kërcime ishin më aktivet tek Kosova.

Matea Nikolikj me 16 pikë ishte më e dalluara te Maqedonia Veriore.  

Kjo ndeshje do t’i shërbejë trajnerit Illmen Bajrapër tu përgatitur sa më mirë për Evropianin, që të premten e ardhme fillon, pikërisht në Shkup. Ai në miqësoren në Shkup u dha hapësirë të gjitha lojtareve për të parë formën e tyre para Evropianit.

Kosova U-18 do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 5 deri më 14 korrik.

Kosova gjendet në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë.

 

Komentet janë të mbyllura.