Basketboll

ZYRTARE: ERJON KASTRATI LOJTAR I KORMEDIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Erjon Kastrati është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës hungareze, Kormend.

Kastrati që së fundmi mbrojti ngjyrat e ekipit slloven, Petrol Olimpija ka ndryshuar ambient duke nënshkruar me ekipin e Kormendit.

Lajmin e kalimit tek skuadra hungareze, Kastrati e ka pohuar vetë për AsistiOnline.com “Po kam nënshkruajtur me skuadrën hungareze”, ka thënë në një prononcim të shkurtër dhënë AsistitOnline, Kastrati.

Erjoni ishte në bisedime edhe me skuadrën kosovare nga kryeqyteti, Z Mobile Prishtina por si duket nuk u gjetë një marrëveshje. Ai tek Kormedi do ta gjejë edhe ish-trajnerin e Prishtinës, Mathias Zollner i cili është kryetrajner tek skuadra hungareze.

Djaloshi nga Prishtina momentalisht gjendet në Prishtinë në përgatitje me Përfaqësuesen e Kosovës, për ndeshjet parakualifikuese që kjo e fundit i zhvillon në Gusht për Eurobasket 2021z

Komentet janë të mbyllura.