Basketboll

EKSKLUZIVE: KENAN SPAHIU NËNSHKRUAN ME EKIPIN SPANJOLL

Prishtinë (AsistiOnline) –Basketbollisti me prejardhje shqiptare, Kenan Spahiu është bërë me skuadër të re.

Spahiu ka nënshkruajtur me ekipin spanjoll, Real Betis kontratë një vjeçare, përderisa do të jetë mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër(1+1)

Lajmin për kalimin e Kenanit tek Real Betis, për AsistiOnline.com e ka konfirmuar, njëri ndër trajnerët e tij të parë, trajneri më i trofeshëm në vendin tonë, Arben Krasniqi.

Spahiu së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Beshiktashit, përderisa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Tofasit dhe Fenerbahçes, ndërsa është edhe reprezentues i Kombëtares turke.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.