Basketboll

ZYRTARE: ALBAN VESELI LOJTAR I KB RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit po vazhdon me konsolidimin e skuadrës për stinorin e ri që do të jetë shumë i nxehtë për ta.

Në vazhdën e përforcimit të skuadrës për stinorin e ri, sot drejtuesit e skuadrës nga qyteti i rrushit kanë transferuar në ekip, Alban Veselin.

Veseli që luan në pozitat 3/4, është njëri ndër lojtarët më të mirë vendorë, viteve të fundit në basketbollin tonë dhe pritet të sjellë freski të madhe tek Rahoveci.

Veseli në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave si, Prishtina, Peja dhe në stinorin e fundit luajti tek Golden Eagle Ylli.

Rahoveci sivjet përpos garave vendore do të garojë edhe në FIBA Europe Cup dhe Ligën Ballkanike.

Komentet janë të mbyllura.