Basketboll

EKSKLUZIVE: ALTIN MORINA AFËR GOLDEN EAGLE YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundori prizrenas, Altin Morina është në bisedime të avancuara me skuadrën nga Theranda, Golden Eagle Ylli.

Morina në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com ka treguar se është në bisedime me Yllin, porse ende nuk ka asgjë definitive.

“Jemi në bisedime, por nuk ka asgjë definitive ende”.

Tutje, Morina tregoi se nuk i mungojnë ofertat e tjera.

“Përndryshe jam në bisedime me tre ekipe nga Superliga jonë, por çfarë do ndodhë në vazhdim mbetet të shihet”, tha Morina për AsistiOnline.com

Morina së fundmi ishte lojtar i Z Mobile Prishtina, përderisa karrierë ka edhe në skuadrat e tjera kosovare me nam.

Komentet janë të mbyllura.