Basketboll

PRISHTINA ZYRTARIZON TRANSFERIN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, Z Mobile Prishtina ka njoftuar për transferin e parë sa i përket stinorit të ri.

Ekipi prishtinas, ka transferuar në radhët e veta, fundorin amerikan Shea Feehan.

Feehan i gjatë 183cm vie në Prishtinë nga NCAA, përkatësisht nga kolegji Evansville, ku kishte 9 pikë për ndeshje. Ndërsa para saj kishte një stinor mbresëlënës tek Eureka, ku kishte 30 pikë për ndeshje.

Shea Feehan njihet si një lojtar energjik, i shpejtë dhe i saktë nga gjuajtet për 3pikë.

Prishtina në ditët në vijim do të njoftojë për transferet e reja të skuadrës.

Komentet janë të mbyllura.