Basketboll

KOSOVA E GATSHME PËR LUKSEMBURGUN, PRET NDIHMËN E “DARDANËVE”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte në mbrëmje, Kosova do ta luajë ndeshjen e tretë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, shkruan AsistiOnline.com

Reprezentuesit tanë sonte do ta kenë përballë ekipin nacional të Luksemburgut, nga të cilët kishin pësuar humbje javën e shkuar, ndërsa sonte kërkohet revanshimi.

Ndeshja e sontme që luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nis në ora 20:30. Përderisa transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Artmotion.

Kosova shpreson që me ndihmën e tifozërisë “Dardanët” por edhe me ndihmën e qytetarëve ta fitojë takimin e sontëm dhe të mbetet në garë për tu kualifikuar në kualifikime.

Komentet janë të mbyllura.