Basketboll

NIGERIA DHE PUERTO RICO ARRIJNË FITORET E PARA NË BOTËROR

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Botëror për ditën e sotme.

Nigeria e ka arritur fitoren e parë në këtë Botëror, duke e mposhtur Korenë thellë 66-108.

Micheal Eric me 17 pikë ishte më i dalluari në këtë fitore të nigerianëve.

Fitoren e parë në këtë Botëror e ka arritur edhe Puerto Rico, duke e mposhtur ngushtë Tunizinë 67-64.

Renaldo Balkman u dallua në fitoren e Puerto Ricos me 14 pikë.

Komentet janë të mbyllura.