Barcelona e ka fituar duelin e play in-it në Euroligë.
Katalunasit fituan ndaj Yllit të Kuq me rezultat të përgjithshëm 80-72, në një duel të dominuar nga çastet e para e deri tek të fundit.
Will Clyburn realizoi 22 pikë prej tyre 6 treshe nga 10 tentime për Barçën sonte, derisa po aq pikë realizoi edhe Kevin Punter.
Te Ylli i Kuq, Codi Miller-McIntyre kishte 19 pikë e 16 tjera i shtoi Jared Butler.
Barçës i duhet fitorja edhe ndaj Monacos, për të siguruar një vend në play off, derisa Ylli i Kuq dështon të kualifikohet dhe mbyll sezonin në Euroligë edhe pse kishte shpresa të mëdha. /AsistiOnline.com/



