Sonte luhet ndeshja e fundit dhe vendimtare e serisë finale të play off-it në Superligën e Kosovës te femrat.
Peja 03 është nikoqire e Bashkimit në finalen përcaktuese për titull, pasi rezultati aktual i ndeshjeve është 3-3.
Ndeshja e sontme luhet me fillim nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt edhe në Artmotion.
Peja 03 po kërkon titullin e parë në histori të klubit, derisa Bashkimi është fitues aktual.
Pritet një numër i madh i shikuesve sonte në ”Karagaç” për ta përcjellë këtë finale vendimtare. /AsistiOnline.com/



