Basketboll

PEJA E PONTE PRIZRENI SOT NISËN PËRGATITJET

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja dhe Ponte Prizreni janë dy skuadrat e Superligës që sot kanë nisur përgatitjet për stinorin e ri.

Ekipet që do të jenë kundështare në xhiro’në e parë, Peja dhe Ponte Prizreni në ditën e sotme kanë nisur stërvitjet për edicionin e ri.

Peja ka nisur stërvitjet sot në krye me Jeronimo Sarinin, pas një vitit mospjesëmarrje në gara shkaku i suspendimit nga FBK-ja. Ndërsa ekipi pritet të kompletohet gjatë javës edhe me lojtarë.

Përderisa edhe skuadra tjetër e Superligës, Ponte Prizreni ka nisur sot me stërvitje në krye me trajnerin Arbnor Rifati, ekipi ka qenë i kompletuar dhe dukej entuziast për stinorin e ri.

Komentet janë të mbyllura.