Basketboll

PEJA U RIKTHYE: PROFILI I SAJ NË TË KALUARËN DHE TASH

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më të trofeshme në basketbollin kosovar, KB Peja është rikthyer përsëri pas një viti mungese në gara, por kësaj radhe shumë më e organizuar.

Pejanët që stinorin e kaluar ishin të suspenduar nga FIBA e FBK-ja për shkak të telasheve financiare, sivjet kanë ndryshuar pothuajse tërësisht. Ata kanë eleminuar problemet me financa dhe tash janë shumë më të organizuar.

Peja rikthehet në Superligë, pas një edicioni mungesë shkaku i suspendimit nga FIBA dhe FBK-ja. Në stinorin e fundit kur Peja garoi në Superligë(2017/18), kishte shumë telashe financiare dhe me shumë mund arriti të mbijetoj në elitë duke u renditur si e 6-ta në tabelë. Pas këtyre telasheve financiare, FBK-ja me vendimin e FIBA-së e përjashtoi nga elita dhe Peja stinorin e kaluar mbeti jashtë garave, ndërsa sivjet rikthehen me qëllimin e vetëm rikthimin e trofeve që mungojnë prej 4 vjetësh në qytetin e Pejës.

Sa i përket sukseve të Pejës, nuk ka se çfarë të diskutohet shumë pasiqë pejanët çdoherë kanë qenë në garë për trofetë vendorë dhe numërojnë 12 trofe në sirtarët e klubit(6 tituj të Superligës, 4 Kupa të Kosovës dhe 2 Superkupa). Andaj Peja edhe sivjet synon të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin tonë.

Rosteri i pejanëve, dallon shumë nga ai i stinorit të fundit kur Peja luajti në Superligë. Aty ka shumë ndryshime që vërehen lehtë.

Së pari shtabi teknik i pejanëve do të jetë me në krye trajner, kroatin Jeronimo Sarin që stinorin e kaluar drejtoi Bashkimin e Prizrenit.

Rosteri i lojtarëve të skuadrës për dallim nga viti i fundit kur Peja luajti në Superligë ka ndryshuar pothuajse tërësisht dhe AsistiOnline ju sjellë ndryshimet që janë bërë duke i krahasuar dy sezonet.

Peja 2017/18: Arti Hajdari, Leonard Mekaj, Beqë Kovaçi, Arian Qallaku, Blend Kadusha, Rron Grapci, Vigan Radoni, Valdet Grapci, Albin Berisha, Rrok Ukaj, Ilir Shala, Hamza Sylqa, Mirza Muric, Fisnik Kraki, Valtrim Kastrati dhe lojtarë tjerë të rinjë.

Ndërsa në stinorin aktual, Peja do të paraqitet me këta lojtarë: Henrik Sirko, Kouasi Willy, Drilon Hajrizi, Beq Kovaqi, Ergin Grosha, Malcolm Armstead, Albin Berisha, Ermal Bojku, Valtrim Kastrati, Dorian Deqani, Fisnik Kraki, Aldin Qallaku, Jamichael Morgan, Mirza Muriq.

Ky pritet të jetë rosteri i Pejës për stinorin e ri. Natyrisht ambiciet e Pejës dihen, synohen të gjithë trofetë nëpër garat ku merrë pjesë Peja dhe kjo edhe mund të ndodhë, duke ditur ekipin kualitativ që ka formuar Peja.

Sekretari i klubit pejanë, Gazmend Pupovci në një prononcim për Asistin ka treguar se Peja tashmë ka nisur stërvitjet dhe synon trofetë.

Stërvitjet i kemi nisur para pak ditësh dhe dita ditës po kompletohemi dhe besojmë në suksese. Kemi transferuar lojtarë cilësorë dhe besoj se do jemi arrë e fortë për çdo ekip”, ka thënë Pupovci për AsistiOnline.

Komentet janë të mbyllura.