Basketboll

PROFILI I FERONIKELIT: DEBUTON HISTORIKISHT NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) –Skuadra e radhës që do të jetë pjesë e një shkrimi nga AsistiOnline.com, nëpërmjet një profili është skuadra debutuese sivjet në Superligë, KB Feronikeli.

“Industrialistët” që vijën nga qyteti i Drenasit, janë formuar jo më larg se vitin e kaluar dhe për një vit kanë arritur që të inkuadrohen në elitën e basketbollit kosovar, duke arritur sukses historik për klubin.

Skuadra e Feronikelit, kishte arritur që në stinorin e kaluar në Ligën e parë, nga 18 ndeshje të luajtura, ti fitoj 17-të dhe të pësoj vetëm një humbje, duke hyrë në “Play Off” si lider.

Sa i përket sukseseve të Niklit për një vit formimi, realisht nuk është se mungojnë. Feronikeli fillimisht në mes të sezonit e fitoi Kupën e Kosovës, për Ligën e parë që sivjet u organizua për herë të parë nga FBK-ja. Përderisa në finale të “Play Off”-it të Ligës, Nikli mposhti Vëllaznimin e Gjakovës në seri 2-1, duke arritur të inkuadrohet në Superligë historikisht.

Sa i përket rosterit të “industrialistëve” duhet cekur se janë bërë disa ndryshime të dukshme dhe Feronikeli ka transferuar dhe pritet të transferojë edhe disa lojtarë të rinjë, por edhe ka larguar disa prej tyre.

Në krye të shtabit teknik, vazhdon të mbetet trajneri pejanë, Petrit Zeqiri që do të vazhdojë ta udhëheqë ekipin edhe në Superligë.

AsistiOnline.com ju sjellë ndryshimet që ka bërë Feronikeli në rosterin e lojtarëve:

Feronikeli 2018/19: Arti Hajdari, Beqë Kovaçi, Mirza Muric, Desmond Gattis, Don Polloshka, Sami Hajzeri, Erhan Sholla, Muhamedali Janjeva, Erhan Sholla, Valdet Shala, Mustafë Merovci, Andi Curri.

Ndërsa për stinorin e ri , Feronikeli deri tani ka paraqitur për regjistrim këtë përbërje: Arti Hajdari, Sami Hajzeri, Erhan Sholla, Brandon Scott, Darius Huggins, Rinor Ahmeti, Granit Makolli, Gent Shala, Engjull Sollova.

Rosteri i Niklit për stinorin e ri pritet të freskohet edhe me disa emra të rinjë në ditët e ardhshme. Natyrisht synim i klubit nga Drenasi sivjet pritet të jenë lojërat e mira në elitë dhe në varësi nga paraqitjet edhe pozita sa më e mirë në tabelë.

Lojtari kryesorë i Feronikelit, Arti Hajdari në një prononcim për AsistiOnline, ka folur në lidhje me përgatitjet dhe synimet e skuadrës nga Drenasi për sivjet.

Përgatitjet po shkojnë shumë mirë deri tash dhe besoj se deri në nisjen e kampionatit do e arrijmë formën optimale. Ende nuk jemi kompletuar si ekip, jemi në pritje të disa përforcimeve që pritet së shpejti të jenë pjesë e ekipit. Synimet tona sivjet janë që të tregojmë lojëra të mira dhe të jemi shembull i mirë si një ekip i ri që debuton në Superligë”, përfundoi prononcimin për Asistin, Hajdari.

Komentet janë të mbyllura.