Basketboll

RAHOVECI NISET PËR NË RUMANI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Rahovecit është nisur në udhëtimin e parë në histori të klubit jashtë vendit, konkretisht për në Rumani.

”Vreshtarët” të mërkurën në mbrëmje, do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese në kuadër të kompeticionit “FIBA Europe Cup” ndaj Cluj Napoca.

Ndeshja e parë e luajtur në Rahovec, kishte përfunduar me rezultatin 73-98. Dhe në ndeshjen kthyese, Rahoveci duhet të fitojë me 26 pikë diferencë e tutje për ta kërkuar kualifikimin.

Rahoveci si nën-kampion i Kosovës, sivjet për herë të parë po luan në garat ndërkombëtare.

Komentet janë të mbyllura.