Basketboll

BASHKIMI-PRIZRENI, DERBI I DYTË I DITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida e dytë e ditës që me të drejtë cilësohet si derbi, është ndeshja në mes të rivalëve lokalë nga Prizreni.

Bashkimi në cilësinë e vendasit e pret, rivalin lokal të Ponte Prizrenit në ndeshjen e cila e mbyllë xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës.

Bashkimi deri tani ka dy fitore e dy disfata, përderisa Prizreni ka tre fitore e dy disfata dhe sigurisht që tifozët në Prizren pritet të shohin një sfidë shumë të bukur.

Ballafaqimi i sontëm nisë në ora 19:00 transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në

Komentet janë të mbyllura.