Basketboll

PRISHTINA PËSON EDHE NË NDESHJEN E DYTË NË EVROPË

Prishtinë(AsistiOnline) – Mabetex Prishtina e ka pësuar edhe humbjen e dytë në arenën ndërkombëtare, konkretisht në EuroCup Women.

Kryeqytetaset sonte janë mposhtur nga Sparta&k M.R. Vidnoje 63-126, në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë.

Sa i përket ndeshjes, ekipi rus e dominoi në tërësi takimin duke fituar për çdo çerek(13-35, 13-27, 22-24, 15-40) dhe qartë u vërejt përvoja e tyre në gara ndërkombëtare karshi Prishtinës

Në humbjen e Prishtinës, sonte pikëdyshifrore arritën, Nyilah Myers(20), Danisha Shaw(19) dhe Irma Konjusha(15).

Tek ruset u dallua, Daria Repnikova me 24 pikë.

Ndeshjen e radhës në EuroCup Women, Prishtina e zhvillon javën e ardhshme.

Komentet janë të mbyllura.