Basketboll

CLIPPERS FITOJNË EDHE NJË DERBI, S’NDALEN AS NGA GOLDEN STATE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Los Angeles Clippers ka vazhduar me formën e mirë edhe në xhiron e dytë të NBA-së, madje kësaj radhe ngadhënjyen në Palestrën e re të Warriorsave që u inagurua pikërisht dje “Chase Center”.

Basketbollistët e prirë nga Doc Rivers, kësaj radhe kanë mposhtur një kundërshtarë të frikshëm si Golden State me epilogun e përgjithshëm 122-141.

Se nuk e kanë në plan ta lëshojnë fitoren mga duart, Clippers treguan në tre çerekët e parë të lojës dhe për Warriors s’mjaftoi një çerek i fundit i fituar dhe atë minimalisht, për ta shmangur humbjen e thellë.

Lue Williams me 22 pikë e Kawhi Leonard me 21 sosh, ishin individët më të dalluar në fitoren e Clippers mbrëmë.

Tek Warriors assesi s’mjaftuan për fitore, Steph Curry me 23 pikë e DeAngelo Rusell me 20 të tilla.

https://m.youtube.com/watch?v=o5Hmzmlkd0k

Komentet janë të mbyllura.