Basketboll

NË VIKEND LUHET XHIRO E RADHËS E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit që po vjen, do të luhet xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Katër ndeshje shumë interesante na presin për dy ditë me radhë, përderisa dy ndeshje luhen të shtunën e dy të dielën.

Ponte Prizreni-Golden Eagle Ylli, është sfida që e hap xhiron, takim ky që nisë në ora 17:00. Ndërsa në po të njëjtën ditë, por me fillim nga ora 19:00, Sigal Prishtina i bën konak Trepçës.

Ndërsa të dielën, Peja e pret Bashkimin nga ora 17:00, në derbin e vjetër të Superligës dhe në fund xhiro mbyllet me ndeshjen, Feronikeli-Lipjani që nisë në ora 19:00. Rahoveci këtë xhiro pushon.

Të gjitha ndeshjet, si zakonisht transmetohen në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

 

 

Komentet janë të mbyllura.