Basketboll

ZALGIRISI DHE CSKA-JA VAZHDOJNË ME FITORE NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e para të mbrëmjes në Euroligë me fitore të pritura të favoritëve.

Zalgiris Kaunas, pas fitores bindëse ndaj Realit javën e kaluar, ka arritur fitore edhe sonte duke mposhtur Lyonin 70-56.

Më i dalluari në këtë fitore të lituanezëve sonte ishte Zach Leday me 13 pikë.

Në anën tjetër, me fitore sonte ka vazhduar edhe skuadra e madhe ruse, CSKA Moska, që ka mposhtur në udhëtim Alba Berlinin me rezultat 66-82.

I zakonshmi Mike James me 22 pikë, ishte realizatori kryesorë në fitoren e CSKA-së sonte.

Komentet janë të mbyllura.