Basketboll

ZYRTARE: ILIR SELMANI JEP DORËHEQJE NGA TREPÇA, KLUBI NGA TASH UDHËHEQET…

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra nga skuadrat më me renome në vendin tonë, KB Trepça ka mbetur pa trajner.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Trepça ka njoftuar se trajneri i deritanishëm i skuadrës, Ilir Selmani ka dhënë dorëheqje.

Pas dorëheqjes së Selmanit, ekipin e Trepçës nga tash do ta drejtojë ish-basketbollisti, Gazmend Asllani.

Të kujtojmë se sivjet, Trepça ka arritur vetëm një fitore krahas 5 humbjeve dhe si duket kjo e ka shtyrë Selmanin, të dorëhiqet nga drejtimi i skuadrës.

Komentet janë të mbyllura.