Basketboll

BARÇA DEKLASON FENERIN, NË DERBIN E JAVËS NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona e ka deklasuar Fenerbahçen, në derbin e xhiros së 9-të në Euroligë.

Kataluanasit e kanë mposhtur si vendas, ekipin mysafirë të Fenerit me shifrat e thella 89-63, duke e dominuar pothuajse për çdo çerek të takimit, ekipin e Zhjelko Obradoviqit.

Cory Higgins me 22 pikë, ishte lojtari kryesor i Barçës në fitoren e sontme, por u dallua edhe Alwx Abrines me 12 pikë.

Tek Feneri u dallua, Joffrey Lauvergne me 12 pikë.

Ndërsa në takimin e fundit për xhiron e 9-të të Euroligës, Baskonia arriti fitore ndaj CSKA-së, 76-70.

Komentet janë të mbyllura.