Basketboll

RAHOVECI SONTE NË SHKODËR, PËR FITOREN E PARË NË BIBL

Rahoveci sonte do të zhvillojë ndeshjen e katërt në Ligën Ballkanike.

Vreshtarët do të jenë mysafirë të Vllaznisë së Shkodrës, ku kërkojnë fitoren e parë në BIBL. Ndërkohë, edhe Vllaznia është pa fitore në këtë edicion në BIBL. Takimi zhvillohet nga ora 19:00.

Ky është edicioni i parë që Rahoveci po merr pjesë në Ligën Ballkanike, kurse mori pjesë edhe në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Rahovecasit edicionin e kaluar ishin finalistë të Kupës dhe “Play-off”-it, kurse në këtë edicion janë liderë të Superligës me nëntë fitore dhe një humbje

Komentet janë të mbyllura.