Basketboll

YLLI TRIUMFON NDAJ RAHOVECIT NË “MIZAHIR ISMA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Rahovecin, në derbin kryesor të xhiros së 15-të në Superligën e Basketbollit Kosovar.

Ekipi nga Theranda ka triumfuar në udhëtim te Rahoveci me rezultatin e ngushtë dhe minimal 68-69.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Rahoveci e nisi ndeshjen më mirë se Ylli, duke e mbyllur  çerekun e parë 23-17, përderisa Ylli u këndell në çerekun e dytë dhe e fitoi atë 13-19, duke bërë që pjesa e parë e ndeshjes të mbyllet baraz 36-36.

Ndërsa në pjesën e dytë, përsëri Rahoveci luajti më mirë se mysafirët duke e mbyllur periodën e tretë 19-15, por çereku i fundit ishte fatal për “vreshtarët” pasiqë lojtarët e Yllit u treguan më të saktë dhe fituan periodën e fundit 13-18 dhe në fund iu gëzuan fitores me meritë.

Lojtarët që arritën pikë dyshifrore në fitoren e Yllit sonte ishin, Samir Zekiqi(22), Alante Fenner(16) e Valon Bunjaku(14).

Tek Rahoveci s’mjaftuan për fitore, Javis Howard me 25 pikë e Darrell Davis me 17 sosh.

Ishte kjo fitorja e 9 e Yllit sonte, karshi tre disfatave. Ndërsa, Rahoveci sonte pësoi edhe disfatën e 3, karshi 11 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.