Basketboll

KRYENDESHJA E JAVËS NË PRIZREN, ME RIVALËT E VJETËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Padyshim që kryendeshja e xhiros së 15-të në elitën e basketbollit kosovar, luhet sonte në “Sezai Surroi” të Prizrenit.

Në këtë ndeshje, takohen dy rivalët e vjetër, Bashkimi-Peja dhe natyrshëm ndeshja cilësohet si më interesantja e xhiros.

Prizrenasit hynë në këtë përballje pas fitores në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit dhe triumfit kundër Rahovecit, derisa pejanët pas rikthimit në elitë shpresojnë të rikthehen të fortë si më parë. Prizrenasit kanë 23 pikë, derisa pejanët tri pikë më pak.

Ndeshja nisë sonte në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.