Basketboll

BARCELONA TRIUMFON NDAJ PANATHINAIKOSIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona e ka fituar duelin kryesor të ditës në Euroligë, ndaj Panathinaikosit.

Në arenën e saj “Palau Blaugrana”, Barça mposhti jo edhe lehtë, ekipin e vjetër grek, Panathinaikos me rezultatin final 98-86.

Për fitoren e sontme të Barçës u përkujdes i zakonshmi, Nikolla Mirotiç me 23 pikë, por u dallua edhe Malcolm Delaney me 17 sosh.

Tek Pana s’mjaftuan për triumf, Jimmer Fredette me 19 pikë e Nick Calathes me 13 pikë.

Komentet janë të mbyllura.