Basketboll

BASHKIMI SFIDOHET NGA FERONIKELI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e tretë e xhiros së 18-të, në Superligën e Kosovës zhvillohet në Prizren.

Atje, Bashkimi vendas e pret skuadrën nga Drenasi, Feronikelin në një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante.

Prizrenasit kanë 11 fitore dhe katër humbje, derisa skuadra nga Drenasi ka katër fitore dhe 11 humbje.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.