Basketboll

EKSKLUZIVE: NDRYSHIME TË MËDHA PRITEN NË SKUADRAT KOSOVARE PËR PRANVERË

Afati kalimtar dimëror pritet të jetë, jashtëzakonisht i nxehtë për skuadrat elitare të basketbollit kosovar, shkruan AsistiOnline.com

Si duket konkurenca e madhe në mes ekipeve, ka bërë qe drejtuesit e skuadrave ti “përvjelin mëngët” dhe të punojnë për të sjellur edhe më shumë konkurencë në ekipet e tyre për një vend në formacion.

Në bazë të informacioneve ekskluzive që posedon AsistiOnline.com, ka mësuar se pothuajse të gjitha skuadrat kosovare pritet të ketë ndryshime të dukshme në rostere, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë ndërrim trajnerësh.

Skudrat kosovare edhe gjatë stinorit vjeshtor, bënë shumë kalkulime sidomos me lojtarët e huaj, duke bërë shumë ndryshime. Kjo gjë pritet të vazhdojë edhe në afatin e janarit e ndoshta edhe deri afër fazës së Play Off-it me qëllimin e vetëm -arritjen e objektivave, për faktin se konkurenca në garat vendore fatmirësisht edhe tek ne po rritet, nga viti në vit.

AsistiOnline.com do t’ju informojë për çdo risi në afatin kalimtar të janarit, andaj qëndroni me ne, sepse informacioni ekskluzivisht dhe në kohën rekorde, kalon së pari tek ne.

Komentet janë të mbyllura.