Basketboll

PONTE PRIZRENI KONFIRMON LAJMIN E ASISTIT: ZYRTARIZON TRANSFERIN E HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Ashtu siç edhe pati paralajmëruar ditë më parë AsistiOnline.com, ashtu edhe ka ndodhur.

KB Ponte Prizreni çaste më parë ka zyrtarizuar transferin e ri të skuadrës, fundorin amerikan, Andre Wolford.

Në vijim ju sjellim njoftimin zyrtar të klubit prizrenas, për transferin në fjalë.

“Njëri ndër shuterët më të mirë në NCAA I në vitet e fundit Andre Wolford është zëvendsimi i të larguarit Elliott Cole. Klubi dhe lojtari kanë firmosur kontratë deri në fund të kampionatit me mundësi vazhdimi. Wolford është aktivizuar për ekipin St. Francis ,dhe efikasiteti prej 55% për 3 pikë e ka veçuar lojën e tij ku qe i impresionuar në një ndeshje të Wolford ishte edhe ish selektori i 🇺🇸 Mike Kyrzyzewski me ekipin e tij kampion, Duke”, thuhet në shkrimin e klubit prizrenas.

Në skuadër e drejtuar nga Arbnor Rifati tashmë janë të konfirmuara tri përforcime të huaja: Ty Nichols, Dee Franklin dhe tani Andre Wolford, ndërsa pritet të vijë edhe një përforcim tjetër i huaj, si dhe një vendor.

Në linkun e mëposhtëm, mund të shihni deri diku cilësitë e lojtarit me të ri të Ponte Prizrenit.

Welcome WOLFORD!

⚪️⚫️
#ponteprizreni
#oneteam

Komentet janë të mbyllura.