Basketboll

EKSKLUZIVE: ARIAN QALLAKU NË BISEDIME ME RIVALIN E PËRBETUAR TË RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse akoma nuk e ka tejkaluar lëndimin, Arian Qallaku duket se është duke menduar largimin nga “Mizahir Isma” pas rritjes së konkurencën në skuadër, sidomos pas transferimit të Altin Morinës, shkruan Asistionline.com.

Gjithmonë sipas informacioneve elskluzive të Asistionline.com, Arian Qallaku është në bisedime me Golden Eagle Yllit dhe një marrëveshje ndërmjet palëve është shumë lehtë e arritshme pasi skuadra therandase pikërisht me pejanin mund të tentojë mbulimin e hapësirës së lënë nga Altin Morina.

Komentet janë të mbyllura.