Basketboll

EKSKLUZIVE: ERGIN GROSHA LOJTAR I FERONIKELIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit e ka kompletuar transferimin e parë në afatin kalimtar dimëror.

”Industrialistët” kanë nënshkruajtur me ferizajasin, Ergin Grosha që në vjeshtë luajti te Peja.

Lajmin për kalimin e Groshës te Peja, për AsistinOnline e ka konfirmuar drejtori gjeneral i klubit, Alban Veseli.

Kjo nuk pritet të jetë risia e vetme tek Feronikeli, pasi në ditët e ardhshme klubi nga Drenasi pritet të forcohet edhe me lojtarë të tjerë.

Komentet janë të mbyllura.