Basketboll

ÇKA NDRYSHOI TEK YLLI NË AFATIN E JANARIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Afati kalimtar i transfereve për pranverë në basketbollin kosovar, përfundoi sot.

AsistiOnline.com ju sjellë ndryshimet që e përcollën skuadrën e Golden Eagle Yllit në janar, ku nga ekipi u larguan katër lojtarë: Altin Morina, Alante Fenner, Mike Thorne e Arben Camaj.

Ndërsa u transferuan dy lojtarë dhe ju sjellim profilin e tyre:

Devonte Brown i gjatë 188cm dhe luan në pozitat 1 dhe 2. Ai së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Talina Kalev nga Estonia ku ka luajtur me mesatare 19 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime për ndeshje.

Arbër Berisha i gjatë 202cm, luan në pozitat 4-5. Berisha fillim stinorin e nisi tek skuadra elitare turke, Gaziantep. Më pas erdhi tek KB Peja, ku vjeshtën e përfundoi me mesatare prej 5.4 pikë, 2.4 kërcime e 0.8 asiste për ndeshje.

Komentet janë të mbyllura.