PEJA: JO VETËM SE RIKTHEHET NË ELITË POR PO BËN EDHE REVOLUCION
Dardani, Arti dhe Roni kthehen në fole për trofe !
(AsistiOnline) – Lajmi më i mirë për basketbollin kosovar këtë edicion ka qenë rikthimi i Pejës në Superligë. Pas rikthimit të në Superligë, KB Peja për një kohë rekorde arriti ta krijojë skuadrën për sezonin e ri të garave, duke duke angazhuar trajnerin Jeronimo Sarin i cili arriti shumë shpejtë të krijojë një skuadër konkuruese.
Fillimisht pejanët angazhuan reprezentuesin e Kosovës dhe alonë më të mirë të Superligës vitin e kaluar, Drilon Hajrizin dhe gjigantin 214 centimetërsh Ergin Groshën, pastaj plejmejkerin e reprezentacionit të Kosovës, amerikanin e natyralizuar Malcolm Armsted, ish reprezentuesin e Kroacisë alonë Henrik Shirko dhe Jordan Martinin kurse të rinjtë pejan Albin Berisha e Elmar Bojku u dëshmuan të shkëlqyeshëm në start të këtij edicioni.
Me kalimin e kohës skuadra nga Karagaqi i forcoi edhe më shumë radhët me Arbër Berishën, alo-qendrën e ardhur nga elita e basketbollit turk kurse së fundmi e kontraktoi edhe plejmejkerin atomik Nigel Johnsonin që në ndeshjet e fundit të sezonin vjeshtor i dha ritëm dhe shpejtësi lojës së Pejës.
Ciklin e parë vjeshtor Peja e kishte përmbyllur me 4 fitore e 4 humbje kurse në vazhdim arriti 5 fitore e 3 humbje dje aktualisht me total prej 9 fitoreve dhe 7 humbjeve, renditet në pozitën e 6-të .
Mënjeherë pas përfundimit të sezonin vjeshtor, zyrtarët e klubit nga Karagaqi rikthyen në skuadër dyshën fantastike vendore, Dardan Berisha dhe Arti Hajdari të cilët rikthehen në skuadrën e hapave të para në lojën e basketbollit.
Me përforcimet e bëra dhe kthimin në folenë e vet të lojtarit më të mirë kosovar në dekadën e fundit, Dardan Berishës, pastaj Arti Hajdarit i cili ishte kryesori në suksesin historik të Feronikelit (për më pak se 1 vit nga themelimi i skuadrës ja solli 2 Kupa të Ligës së parë, titullin e kampionit dhe e bëri anëtare të Superligës) dhe së fundmi edhe të Ron Grapcit lirisht mund të themi se është pretendente për titull. Kjo edhe u dëshmua në ndeshjen e fundit të BIBL – Ligës Ballkanike ku e mposhti si në hajgare skuadrën e Ibrit nga Rozhaja.
Poashtu në skuadrën pejane është rikthyer edhe Petrit Zeqiri i cili do të jetë ndihmës i parë i Jeronimo Sarin ndërsa në minutat e fundit rikthim senzacional në skuadër bëri edhe Rron Grapci. Edhe pse Peja e ka regjistruar në FBK amerikanin, Keanau Dennis Post ai me gjasa të mëdha nuk do të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Jeronimo Sarin pasi ka pranuar ofertë më atraktive.
Komentet janë të mbyllura.