Basketboll

SIGAL PRISHTINA: SHKOI DARDANI ERDHI JOHNSON  

Përkundër krizës sivjet, Prishtina synon mbrojtjen e titullit dhe Kupën

(AsistiOnline) – Kampioni aktual, Sigal Prishtina në fillim të këtij sezoni në krye të ekipit emëroi trajner Bujar Locin, më meritorin për sukseset e Rahovecit një edicion më herët. Ata gjithashtu ruajtën bazën të vitit që shkoi si dhe shtuan në përbërje edhe 4 lojtarë të huaj.

Mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç ata planifikuan pasi që përpos startit jo të mirë ku ata u mposhtën nga Rahoveci e Bashkimi ata e humbën edhe lojtarin e tyre kryesor në këtë stinor, Dardan Berishën.

Megjithatë, kaltërebardhët pas pjesës së parë të kampionatit nga 16 ndeshje të zhvilluara arritën 13 fitore dhe pësuan vetëm tre humbje duke zënë pozitën e parë në renditjen tabelare për të lënë prapa dy rivalët nga të cilët i kishte pësuar disfatat, Rahoveci dy herë dhe Bashkimi njëherë tjetër.

Gjatë pauzës dimërore, zyrtarët e Sigal Prishtinës ofruan në skuadër trajnerin slloven, Theo Hojc i cili së fundmi ishte timonier i skuadrës sllovake Levice ndërsa Bujar Loci zuri vendin e Andin Rashicës i cili u largua pas disa viteve si ndihmës trajner i skuadrës.

Gjithashtu, kampionët në fuqi i vendit tonë në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror transferuan në skuadër amerikanin, Jordan Johnson i cili në basketbollin kosovar vie nga nga lideri i Superligës së Holandës, Zwolle me të cilën kishte një mestare për ndeshje prej 16, 7 pikëve, 4, 8 asistime dhe 0, 9 topa të vjedhur.

 

Komentet janë të mbyllura.