Basketboll

TREPÇA: KATËR PËRFORCIME TË HUAJA, PËR TI IKUR RREZIKUT

ME IMERIN E LARGUAR DHE 4 TË HUAJ TË TRANSFERUAR...

(AsistiOnline) – Pas asnjë dyshim befasia më e pakëndëshme në sezonin vjeshtor ishte forma katastrofale e tre herë kampionit të Kosovës, KB Trepça. Tre herë kampionia dhe katër herë fituesja e Kupës, sivjet ka përjetuar krizën më të madhe në histori të klubit duke fituar vetëm 4 ndeshje dhe pësuar 12 humbje për ta përfunduar pjesën e parë të kampionatit në pozitën e parafundit. Si pasojë e kësaj forme, fillimisht dorëheqje dha Ilir Selmani pastaj edhe drejtori Naim Hajrizi. Ndërkohë, për shpëtimin e klubit në skuadër u kthye Besim Braha por vetëm deri në fund të stinorit. Plantak kishte udhëhequr më herët Trepçën kur në sezonin 2010/2011 me skuadrën nga Minatori fitoi titullin e kampionit të Superligës.

Nga Trepça gjatë afatit kalimtar dimëror u largua Imer Tahiri ndërsa zyrtarët e klubit mitrovicas kanë regjistruar 4 basketbollistë të huaj. Alante Fenner pas largimit nga Golden Eagle Ylli do të mbetët në basketbollin kosovar për mbrojtur ngjyrat e Trepçës, ndërsa 3 basketbollistët tjerë të regjistruar janë, Joe Burton, Laron Smith dhe Musail Gjysma.

 

Komentet janë të mbyllura.