Basketboll

PËRBALLJA KRYESORE E XHIROS SOT NË “MIZAHIR ISMA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja kryesore e xhiros hapëse të stinorit pranveror zhvillohet sot.

Rahoveci dhe Sigal Prishtina dy skuadra që edicionin e kaluar ishin ballafaquar në finale të Kupës, “play-off”-it dhe Superkupës. Në të gjitha këto finale triumfuan prishtinasit, derisa në të dy ndeshjet e stinorit vjeshtor kishin triumfuar Vreshtarët. Përballja e së dielës do të jetë shumë interesante, ku dy ekipet kanë bërë disa ndryshime për stinorin pranveror. Prishtina është lidere me 29 pikë, derisa Rahoveci ka 27.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion” si dhe në Klan Kosova.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.