XHIRO E 22-TË NË VIKEND, SPIKATIN DY DERBI
Takimi i parë do të jetë ndërmjet Lipjanit dhe Ponte Prizrenit. Lipjanasit kanë vetëm një fitore në këtë edicion, derisa prizrenasit 11 fitore dhe tetë humbje, duke u renditur në vendin e katërt.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet mes Trepçës dhe Rahovecit në “Minatori”. Mitrovicasit kanë katër fitore dhe 14 humbje, duke u renditur në vendin e tetë, kurse Vreshtarët kanë 14 fitore dhe pesë humbje, duke grumbulluar 33 pikë, aq sa ka edhe Sigal Prishtina. Si Trepça, ashtu edhe Rahoveci, kanë bërë përforcime për stinorin vjeshtor dhe ballafaqimi i së shtunës pritet të jetë mjaft interesant.
Përballja më interesante e kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe GoldenEagle Yllit. Prizrenasit ndodhen në vendin e katërt me 30 pikë apo 12 fitore dhe gjashtë humbje, derisa therandasit janë në vendin e tretë me 32 pikë ose 13 fitore dhe gjashtë humbje.
Sfida e fundit do të zhvillohet ndërmjet Feronikelit dhe Pejës. Skuadra nga Drenasi renditet në vendin e shtatë me pesë fitore dhe 14 humbje, derisa pejanët ndodhen në vendin e gjashtë me 10 fitore e tetë humbje.
Sigal Prishtina pushon në këtë xhiro.
Të gjitha ndeshjet transmetohen në Art Motion.
Komentet janë të mbyllura.