Basketboll

PRISHTINA NUK GABON, TRIUMFON NË LIPJAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim te Lipjani, në kuadër të xhiros së 24 në elitën e basketbollit kosovar.

Kryeqytetasit kanë triumfuar si mysafirë të Lipjanit me rezultatin bindës, 78-94.

Prishtina ishte më e mirë se vendasit, gjatë pothuajse tërë ndeshjes dhe përveq periudhës së dytë që përfundoi baraz(18-18), dhe asaj të fundit(31-27) që e humbi, Prishtina shkoi sigurtë në dy periudhat kryesore të ndeshjes(13-20, 16-29) dhe në fund me meritë arriti deri tek fitorja.

Kreatorë të fitores së Prishtinës sonte ishin, Jordan Johnson me 25 pikë, Anthony Goods realizoi 19 pikë e Fahro Alihodzic shtoi 12 pikë.

Tek Lipjani s’mjaftuan për triumf, Tamas Bruce me double, double(30pk, 10krc), si dhe Arjanit Krasniqi që për tre minuta lojë që iu dhanë në fund, realizoi 12 pikë dhe ishte fantastik duke qenë 4/4 për tre pikë.

Ishte kjo fitorja e 16 e Prishtinës sivjet, karshi 5 disfatave. Lipjani pësoi humbjen e 21, karshi vetëm 1 fitore.

Komentet janë të mbyllura.