Basketboll

SOT ÇEREKFINALJA E DYTË E KUPËS: RAHOVECI-TREPÇA(ANALIZË)

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme do të startojë me ndeshje, “FINAL EIGHT”-i i Kupës së Kosovës që do mbahet në Rahovec për 4 ditë.

Përballja e dytë e ditës zhvillohet në mes të nikoqirit të turneut, Rahovecit dhe Trepçës, skuadra këto që sivjet po luftojnë për synime diametralisht të kundërta. Rahoveci titujt e Trepça mbijetesën edhe pse ky nuk është indikacion që ndonjëri ekip ka përparësi, sepse sa herë që janë takuar këto dy skuadra ka pasur rivalitet të madh. Në bazë formës së ekipeve në kampion, Rahoveci cilësohet si favorit në letët

PËR FAKTIN SE:

Në ndeshjet direkte mes këtyre dy skuadrave, Rahoveci e Trepça, sivjet janë takuar, tri herë. Në të trija takimet, fitore ka arritur Rahoveci, por kjo nuk do të thotë që Trepça në Kupë është dorëzuar, sepse në këtë garë, ndeshje kthyese nuk ka, ekipi që tregohet më i vëmendshëm shkon përpara, andaj le të fitojë më i miri.

Të dyja ekipet pritet që të japin maksimumin e tyre në parket, pasi e kërkojnë gjysmëfinalen, porse vetëm njëri do të triumfojë. Enigmën e fituesit e kuptojmë sonte në mbrëmje.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive dhe atraktive në vendin tonë, “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.