Basketboll

SOT ÇEREKFINALJA E PARË E KUPËS: PEJA-PRIZRENI(ANALIZË)

Prishtinë(AsistOnline) – Ditën e sotme do të startojë me ndeshje, “FINAL EIGHT”-i i Kupës së Kosovës që do mbahet në Rahovec për 4 ditë.

Përballja e parë zhvillohet në mes të Pejës e Ponte Prizrenit, skuadra këto që nuk është se kanë pasur formë stabile në elitën e basketbollit kosovar sivjet. Prizreni gjendet i katërti në renditjen tabelare e Peja e pesta. Por me rosteret solide të dyja ekipet synojnë trofetë. Favorit cilësohet Peja, por kjo mbetet vetëm në letër…

SEPSE:

Në ndeshjet direkte mes këtyre dy skuadrave, Ponte Prizreni e Peja, sivjet janë takuar, tri herë. Në dy takime ka fituar Prizreni e në një takim fitoi Peja. Prizreni mposhti pejanët një herë në udhëtim e njëherë si vendas, ndërsa Peja fitoren e vetme sivjet ndaj Prizrenit e ka në udhëtim në ndeshjen e parë të stinorit. Pra na pret super-ndeshje në “Mizahir Isma”.

Të dyja ekipet pritet që të japin maksimumin e tyre në parket, pasi e kërkojnë me ngulm gjysmëfinalen, porse vetëm njëri ekip do të triumfojë. Enigmën e fituesit e kuptojmë sonte.

Ndeshja nisë në ora 16:30 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive dhe atraktive në vendin tonë, “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.