Basketboll

BASHKIMI FITON KUPËN E KOSOVËS TE FEMRAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit është fitues i Kupës së Kosovës për këtë edicion në konkurencën e femrave.

VAshat e Bashkimit kanë mposhtur në finale ekipin kryeqytetas, Mabetex Prishtina me rezultatin final të ndeshjes, 84-66.

Prishtina në fakt e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar periodën e parë, 14-18, por kjo ishte ajo krejt çka pamë nga Prishtina, sepse në minutat e radhës Bashkimi e përmbysi avantazhin e vashave keyeqytetase dhe fitoi tri periodat vendimtare të ndeshjes(26-18, 21-15, 23-15), që ia sollën edhe fitoren.

Lojtaret më të dalluara në fitoren që i solli Kupën Bashkimit sonte ishin: Khadija Brown me double, double(27pk, 11krc), Saranda Daci me 22 pikë, Arbnore Përquku me 16 pikë e Jeta Zeka me 11 sosh.

Tek Prishtina s’mjaftuan për fitore: Enxhi Xhanaj me 16 pikë dhe Irma Konjusha e Era Shatri me nga 15 pikë.

Komentet janë të mbyllura.