Basketboll

PRISHTINA DHE BASHKIMI MASIN FORCAT REALE NË FINALEN E SONTME TË KUPËS

Bashkimi-Mabetex Prishtina është finalja në konkurrencën e femrave, që zhvillohet sonte në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec nga ora 17:30.

Dy skuadrat më të mira për momentin në basketbollin e femrave në Kosovë do të luajnë për trofeun e çmuar të Kupës dhe do të japin maksimumin në finale për t’ia arritur qëllimit.

Presidenti i Bashkimit, Rrahman Përteshi, ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshje për skuadrën prizrenase. “ Skuadra jonë është e përgatitur shumë për këtë ndeshje finale dhe për 20 vjetorin e tifozëve më të mirë “Arpagjikve” besojmë se do ju sjellim Kupën si dhuratë. Ne i kemi lojtaret më të mira vendore e kemi në skuadër edhe një super lojtare si Khadija Brown, që është nivel tjetër dhe me një super-trajner që tash e njohin të gjithë e kemi mposhtur tri herë me radhë Prishtinën dhe e katërta po vjen. Synimet tona janë të vazhdojmë me fitore dhe në fund të stolisemi dhe me titullin kampion dhe të garojmë në garën jashtë vendit “Euro Cup”, tha Përteshi për AsistiOnline.com

Trajneri i Mabetex Prishtinës, Fidan Shatri, theksoi se janë përgatitur maksimalisht për këtë finale. “Fillimisht dua të përgëzoj organizatorin dhe qytetin e Rahovecit për këtë organizim të Final 8, pasi që është kënaqësi të luash në këtë qytet që po i jep  basketbollit në përgjithësi. Jemi përgatitur për këtë finale maksimalisht ku do të jetë një ndeshje e fortë, vajzat e dinë rëndësinë e ndeshjes, pasi që shumica prej tyre tash e sa kohë janë pjesë të finaleve. Kemi punuar në vazhdimësi, sepse tashmë jemi të fokusuar në Ligën vendore dhe jemi gati për sfidat e radhës. Gjatë viteve të fundit kemi treguar karakter në ndeshjet vendimtare. Besoj që edhe në këtë ndeshje do të tregojmë të njëjtën gjë, pasi që synimet tona dihen, se pari mbrojtja e Kupës për të katërtin vit dhe pas Kupës, ndeshje pas ndeshje deri te titulli kampion”, u shpreh Shatri për faqen zyrtare të FBK-së.

Bashkimi nga viti 1998 ka fituar katër herë Kupën, kurse Prishtina (ish-Universiteti) 11 herë.I 

Komentet janë të mbyllura.