Basketboll

FERONIKELI – GOLDEN EAGLE YLLI: NIKLI SYNON FITOREN E PARË NË NDESHJET DIREKTE, THËRANDASIT PËR TA RUAJTUR BILANCIN E 100%

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiroja e 28-të e Superligës së Kosovës, fillon të shtunën nga ora 17:00 me duelin ndërmjet Feronikelit dhe Golden Eagle Yllit.

Në historikun e ndeshjeve direkte në Superligë, janë zhvilluar vetëm tre ndeshje deri më tani dhe në të gjitha fitore kanë arritur therandasit.

Ndeshja e parë e zhvilluar me 28 shtator të vitit të kaluar ne 13 qershori të Thërandës kishte përfunduar me rezultat 103:90. Samir Zekiqi me 31 pikë e 8 kërcime ishte lojtari i më i dalluar në atë ndeshje ndërsa Anthony Andger kishte realizuar 20 pikë. Valon Bunjaku dhe Altin Morina kishin kompletuar double – double. Valoni me 22 pikë e 11 asisitime ndërsa Altini me dy 10-tshe, 10 pikë e 10 asistime.

Nga ana tjetër tek Feronikeli në këtë duel kishte shkëlqyer Arti Hajdari me 29 pikë të shënuara.

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar me 9 tetor të vitit të kaluar, Golden Eagle Ylli kishte fituar sërish, kësaj radhe si mysafirë me rezultat, 82:97.

Edhe në këtë duel më produktivi tek Ylli ishte Samir Zekiqi me 24 pikë e 3 kërcime duke pasur për krahu Valon Bunjakun me 19 pikë e 6 kërcime si dhe Jameel Mckay i cili ndeshjen e kishte përfunduar me double – double, 13 pikë e 13 kërcime.

Ndeshja e tretë ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte zhvilluar me 11 janar dhe kishte përfunduar sërish me fitoren e Golden Eagle Yllit me rezultat, 106:71.

Në këtë fitore të therandasëve 3 basketbollistë kishin shënuar pikë identike, nga 19 secili. Jameel Mckay ishte më i vlefshmi pasi kishte kompletuar double – double, 19 pikë e 14 kërcime ndërsa Valon Bunjaku përpos 19 pikëe kishte shtuar edhe 5 kërcime e 8 asistime kurse Samir Zekiqi 19 pikëve të tij i’a kishte shtuar edhe 3 kërcime e 4 asistime.

Duhet theksuar se në këtë duel në debutimin e tij tek skuadra e Yllit pas transferimit nga Peja, Arbër Berisha kishte realizuar double – double me dy 10-tshe, 10 pikë e 10 kërcime.

Në këtë ndeshje, tek Feronikeli më i dalluari ishte Fisnik Juniku me 18 pikë e 8 kërcime.

 

 

Samir Zekiqi me 20.3 pikë, 5.9 kërcime e 2.9 asisitime është lojtari më efikas tek Golden Eagle Ylli këtë edicion ndërsa tek Feronikeli më produktivi është Dayon Griffin me 22.7 pikë, 4.7 kërcime e 5.7 asisitime.

 

 

Sa i përket statistikave të tjera, Golden Eagle Ylli ka një mësatare prej 89.4 pikë për ndeshje ndërsa për dy pikë ka një efikasitet prej 57.7%, për tre pikë 31.2% ndërsa nga gjuajtje e lira 70.8%.

Nga ana tjetër Feronikeli, ka mesatare prej 83 pikë për ndeshje ndërsa për dy pikë ka efikasitet 48.4%, për tre pikë 28.8% kurse nga vija e penaleve 68.1%.

 

Pas 27 xhirove në Superligë, Golden Eagle Ylli vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë në renditjen tabelare me 16 fitore e 8 humbje ndërsa Feronikeli pas 27 xhirove ka vetëm 5 fitore ndërsa ka pësuar në 19 duele.

Komentet janë të mbyllura.