BRAHA FLET PËR VËSHTIRËSITË E TREPÇËS SIVJET DHE ANULIMIN E STINORIT NGA FBK
Prishtinë(AsistiOnline) – Vendimin e FBK-së për anulimin e stinorit të sivjetm në elitën e basketbollin kosovar e ka parë si hap të duhur edhe drejtori gjeneral i Trepçës, Besim Braha.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, Braha u shpreh kështu:
“Ky sezon për KB Trepçën në përgjithësi ka qenë sezoni më sfidues në periudhën e pasluftës si në aspektin organizativ ashtu edhe në aspektin e rezultateve ku si pasojë klubi ka qenë në pjesën e poshtme të tabelës duke luftuar për mbetje në Superligë, e gjithë kjo ka qenë si rezultat i mungesës së një buxheti të qëndrueshem të klubit. Në fund të pjesës vjeshtore fal disa dashamirëve të klubit të cilët kanë shprehur gadishmërinë për t’ju gjendur afër klubit në aspektin financiar pët të të ndihmuar klubin që të evitoj rënien nga Superliga. K filluar një proces mobilizimi duke bërë së pari ndryshime në shtabin teknik dhe pastaj në përbërjen e lojtarëve. Pas këtyre ndryshimeve ekipi ka filluar të frymoj ndryshe duke treguar lojëra më të mira dhe duke regjistruar disa fitore mjaftë të rëndësishme në garën për të evituar fundin e tabelës. Ekipi në periudhën e fundit ka qenë në rritje duke aspriruar rezultate edhe më të mira, mirëpo si pasojë e Pandemisë së COVID-19 e cila ka arritur edhe në vendin tonë, KB TREPÇA sikurse ekipet tjera të Superligës ka qenë e detyruar ti ndërpres aktivitete sportive duke vendosur në rend të parë shëndetin e lojtarëve, shtabit teknik dhe gjithë punëtorëve sportiv njëkohësisht edhe duke respektuar kështu vendimin e FBK-së për pezullim të garave në Superligë. Duke marrë parasysh përhapjen e shpejtë të Pandemisë dhe rritjen e numrit të të infektuarve në Kosovë, KB Trepça vlerëson se vendimi i bordit të FBK-së per anulim të sezonit është më se i arsyeshëm pasi që ruajtja e shëndetit të lojtarëve , punëtorëve sportivë dhe në përgjithësi shëndeti publik është në rend të parë dhe të gjithë ne që jemi në sferën e sportit duhet të kontribojmë në këtë betejë me COVID-19 duke respektuar maksimalisht rekomandimet e MSH dhe ISHPK”, thuhet në prononcimin e Brahës dhënë AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.